Elita Rudi dhe reperi Gjiko gati dy vite më parë u bënë prindër të një djali.
Vogëlushi Zëri tashmë është rritur dhe ka filluar madje të realizojë veprat e para të artit.
Elita ka postuar së fundmi një video të vogëlushit që me një shkumës të bardhë, por zhgaravit në dërrasë të zezë.
Zëri ka bërë pafund viza me shkumës dhe vazhdon ende të shgaravisë i lumtur tek dërrasa përballë.
Kujtojmë se vogëlushi e ka shumë pasion pikturën pasi edhe më herët Elita ka treguar se si vogëlushi pikturon muret e shtëpisë dhe që Gjiko nuk i lejon ti fshijnë pasi sipas tij janë vepra arti të vogëlushit.
Elita dhe Gjiko do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.
Elita është sërish shtatëzanë dhe këtë herë në pritje të një vajze.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGKdTFYhixA/