Konkurentja e “Përputhen”, Ana u përfol së fundmi në media për një lidhje me reperin Bardhi.
Ata të dy janë parë disa herë nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe kjo ka bërë që të aludohet per një lidhje mes tyre.
Por ndërsa Bardhi e tha gjatë rubrikës “After Party”, se është single, Ana u detyrua të jepte një shpjegim që në fillim të puntatës së djeshme e pyetur nga Bora.
Ajo tha se me Bardhi e lidh një miqësi shumë e mirë dhe se njiheshin edhe më përpara se ajo të ishte pjesë e “Përputhen”. Ana shtoi gjithashtu se ajo dhe Bardhi janë duke punuar për disa gjëra bashkë dhe se e ka njohur përmes menaxherit të tij që është gjithashtu një mik shumë i mirë i saj.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=yfPmkpe3dd4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFk_xYnlo8OtlvdFaT6e8Q83ZLtcHwjZjRukEU0/, https://www.instagram.com/p/CGP-LB5lrHw/