ShowBiz

“Më dënuan me një vit burg”, Mihrije Braja rrëfen ngjarjen e pazakontë

Këngëtarja Mihrije Braha ka qenë e ftuar në Prive në rubrikën 5 data të rëndësishme ku ka rrëfyer me detaje ngjarjet më të rëndëishme në jetën e saj.

Ndërsa shumica lidhen me karierën dhe jetën private, këngëtarja ka treguar edhe një ngjarje të pazakontë në vitin 1995 ku e kanë dënuar me një vit burg për kalim illegal të kufirit.

Ajo dhe Naimi ishin nisur për Maqedoni kur i ndalon policia rrugës dhe i pyesin përse kishin qenë në Shqipëri.

“Na morrën pasaporta, na kthyer dhe na dënuan me një vit burg, ose e konvertuar në dinarë”, thotë Mihrija teksa kujton ngjarjen.

Ajo tregoi se nuk bënë burg, por e konvertuan dënimin në lekë, duke paguar shifrën e paracaktuar.

https://www.youtube.com/watch?v=JkqkuftjU7A

Link: https://www.youtube.com/watch?v=JkqkuftjU7A

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDKOn1Ljx_H/