ShowBiz

Një tjetër çift i famshëm i jep fund lidhjes… dukeshin kaq të lumtur

Aktori Zac Efron dhe partnerja e tij aktorja Vanessa Valladares i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 5 muajsh së bashku.

Gjithçka dukej se po ecte mirë, pasi çifti kishte planifikuar që të jetonin së bashku dhe madje po shikonin që të merrnin edhe një shtëpi, por planet kanë ndryshuar në momentet e fundit.

Shkak për ndarjen e tyre është bërë distanca, pasi aktori ka nisur xhirimet për filmin “Gold”  dhe është shumë i angazhuar me punën, çka ka bërë që të ketë një krizë në çift.

Zac dhe Vanessa u njohën disa muaj më parë në restorantin ku ajo punonte dhe të dy dukeshin shumë të lidhur me njëri tjetrin, por duket se gjërat nuk shkuan ashtu si ata e kishin planifikuar.

Link: https://www.instagram.com/p/CE4s4s5DZbN/

Link: https://www.instagram.com/p/Bvo07v1FS_a/

Burimi i lajmit: https://www.elle.com/culture/celebrities/a34806850/zac-efron-vanessa-valladares-breakup/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/E8H76nY1v6Q