ShowBiz

“Shkova të abortoja pa i thënë bashkëshortit”, habit moderatorja shqiptare

Moderatorja e njohur Gerta Gixhari, motra e aktores Olta Gixhari ka qenë e ftuar në Glamour Zone ku ka ndarë me publikun disa detaje nga jeta e saj private dhe profesionale.

Ajo ka folur me shumë rreth raportit me bashkëshortin e saj, ndërsa ka ndarë gjithashtu edhe një histori nga e kaluara e saj.

Kur ngeli shtatëzanë për herë të dytë, Gerta tregoi se pa i thënë askujt shkoi tek doktoresha pasi donte të abortonte.

Ajo tha se ishte e bindur atëherë që donte vetëm një fëmijë, por doktoresha pasi e pyeti dhe u përpoq ti mbushte mendjen që të mos abortonte merr në telefon të shoqin e saj për ta vënë në dijeni.

Sigurisht që më pas e mori vesh gjithë familja dhe as që bëhej fjalë për të hequr fëmijën, përkundrazi ata u bënë gati për një festë.

Link: https://youtu.be/UGIsMzJTSLI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHbRiEtnhm1/