Komiteti i ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë ka vendosur që të mbajë në fuqi të njëjtat masa kufizuese këtë herë pa afat.
Zv Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një deklaratë për mediat tha se do të vijojë të jetë në fuqi kuzifizimi i lëvizjeve nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit.
Gjithashtu vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet në ambjente të hapura e të mbyllura të më shumë se 10 personave, si dhe të gjitha ceremonitë festive apo ato mortore.
Rakacolli është pyetur nëse komiteti i ka sugjeruar qeverisë të mbyllë fundjavat dhe ajo është përgjigjur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë të paktën për momentin.
Edhe shkollat do të vijojnë po njësoj, duke alternuar mësimin online me atë fizik.
Ndërkaq Rakacolli ka vijuar më tej duke thënë se situata do të shihet në vazhdimësi dhe nëse do të jetë e nevojshme do të surgjerohen masa shtesë, por për momentin nuk do të ketë asnjë ndryshim.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=PeOlmFiGhYo
Link: https://www.youtube.com/watch?v=d1AG6x2W3Ik
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/