ShowBiz

“Tani do e lë për dy kafe..”, Melisa kthehet në studio dhe përballet me Sindin

Një ditë më parë në studion e “Përputhen”, situata mes Sindit dhe Melisës degradoi në fyerje dhe ofendime aq sa Melisa u largua nga studio dhe u pa e përlotur në prapaskenë.

Në puntatën e djeshme ajo u rikthye në studio dhe u vendos përballë Sindit në një përballje duke shpjeguar se u largua vetëm për të mos agravuar edhe më shumë situatën duke qenë se ishte shumë e acaruar nga komenti i Sindit.

Megjithatë ajo tha se është penduar dhe se duhej të reagonte më me sportivitet përballë një komenti të tillë.

“Nëse njerëzit pa kapacitet e mendojnë që unë e lë për një kafe, tani do e lë për dy”, tha Melisa, duke dashur të tregojë kështu se tani e tutje do ti marrë me sportivitet komente të tilla ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Ndërsa Sindi nga ana tjetër ka deklaruar se nuk ka në plan ti kërkojë falje Melisës për atë që i ka thënë dhe se ajo është ndier e fyer nga komentet e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=g7OIdnzv2CM&t=2171s

Link: https://www.youtube.com/watch?v=g7OIdnzv2CM&t=2171s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIBTj-LlHf1sZnEHLAVHQ9gssozPyChqSojdfo0/https://www.instagram.com/p/CH3hNP_HKIB/