ShowBiz

“Ça po ndodh kështu…”, Roza Lati “shpërthen” ndaj “Top Channel “dhe Megi Pojanit

Moderatorja Roza Lati ka reaguar së fundmi ndaj një fenomeni që nuk i duket aspak i drejtë.

Ajo ka postuar në instagramin e saj një video shkëputur nga rubrika “Maskat”, ku moderatorja Megi Pojani është duke kërcyer me dy balerinë, ndërkohë që në kushte pandemie, prekjet, puthjet e përqafimet nuk lejohen.

Ajo nuk ka preferuar të thumbojë në ajër, por me reagimin e saj ka folur me emra konkrete.

“Ça po ndodh kështu, a s’është ligji I barabartë për të gjithë?? Jemi në kohë pandemie dhe jemi në presion që dënohemi me gjobë nëse afrohemi fizikisht në studio, në ekran, ndërkohë po shoh rubrika dhe emisione të tjera në televizione të tjera që po I luajnë fenë duke qenë ngjit e ngjit, duke u prek e fërkuar.. Ca dreqin është ky muabet. A s’është ligji i barabartë për të gjithë, po pyes edhe njëherë”, shkruan Roza krahas videos së shkurtër shkëputur nga rubrika në fjalë.

Link: https://www.instagram.com/p/CIVWx9bJbSR/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH-oOwGJiv8/, https://www.instagram.com/p/CH5mUqxhyIf/