ShowBiz

Një vit pa të atin.., Dojna na emocionoi me dedikimin prekës

Moderatorja Dojna Mema një vit më parë humbi të atin dhe sot pas një viti, ajo ka postuar një foto ku pozon bashkë me të atin, ndërsa i dedikon atij fjalët më të bukura.

“Një vit pa të prekur dorën, pa të ndjerë erën dhe të përqafuar. Një vit ku zemrën e kam patur plot me ty dhe mendjen çdo ditë tek ti. Faleminderit bab që ke qenë aq pranë meje sat ani që nuk je më fizikisht jemi bërë një e vetme. Ti je unë dhe unë jam ti. Gjithmonë”, shkruan Dojna krahas fotos me të atin duke i emocionuar të gjithë.

Ajo ka marrë mesazhe të shumta ngushëllimi nga miq, të afërm dhe ndjekës në rrjetet sociale të cilët e kanë mbështetur dhe gjithashtu janë emocionuar nga fjalët e saj.

Link: https://www.instagram.com/p/CIWMYbihMPs/

Burimii fotos: https://www.instagram.com/p/CHC_AhHhR5B/