ShowBiz

Nuk është as mami as babi, nuk do ta besoni fjalën e parë që ka shqiptuar Duam

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë në janar të këtij viti.

Ata u bekuan me një djalë të cilit i vendosën emrin Duam nisur nga kënga me të njëjtin titull që ata kanë kënduar së bashku.

Këngëtarja ka qenë e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” në “Tv Klan” ku ndau më shumë detaje nga mëmësia, bashkëjetesa me Albanin dhe projektet e saj profesionale.

Miriam ka zbuluar gjatë intervistës fjalën e parë të Duam e cila nuk është as mami dhe as babi, por drita.

Vogëlushi ka parë nga dritat dhe ka thënë këtë fjalë për herë të parë, çka duket e pazakontë për një fëmijë të vogël.

Miriam ka zbuluar gjithashtu se ata të dy e morën vesh për shtatëzaninë kur ishin në Maldive dhe po kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, ndërsa po realizonin edhe klipin e këngës.

Nga kjo lindi edhe emri Duam për vogëlushin si një kujtim shumë i veçantë.

https://www.youtube.com/watch?v=-vIWQRt-ZUY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=-vIWQRt-ZUY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF9PaEOFydT/