Jonida Eshja ishte njëra prej vajzave që të hënën e kaluar nuk mori trëndafil nga Saimiri duke u eleminuar së bashku me Stelinën.
Në fund të spektaklit, ajo tha se gjithsesi ishte e lumtur që arriti deri aty, pavarësisht se në njëfarë mënyrë e dinte që do të eleminohej pasi Saimiri nuk i kishte dhënë shumë mundësi për ta njohur.
Por dy vajzat e tjera Suela dhe Ariana në një intervistë për “Daily Love Story” , gjatë pyetjes se kush mendonin se do të eleminohet këtë javë, ato përmendën emrin e Stelinës ndërsa vijuan me komentet të tipit që ajo është kot.
Duket se këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aspak Jonidës që u eleminua së bashku me Stelinën dhe teksa ka postuar këtë fragment ju kthehet ashpër vajzave.
“E para e punës nuk keni të drejtë të flisni për të tjerët bën apo jo, shikoni veten si jeni dhe sa tru keni. T’ju vijë zor nga vetja se jeni dy torollake që talleni me vajzat e tjera, Zoti është i madh, shikon, dëgjon, por nuk harron kurrë për të ta treguar vendin dhe atë që meritoni. Ndjej keqardhje për ju të dyja, Zoti pastë mëshirë për ju të dyja. Dhe ti Saimir hapi sytë se më duket je qorruar, kisha përshypjen ti ishe djalë i zgjuar dhe i kuptoje kush ishin femrat ideale për ty, por nqs ti pëlqen këto lloj femrash për mua nuk vlen si mashkull”, shkruan Jonida duke ju referuar vajzave në fjalë.
Link: https://www.instagram.com/jonida_eshja/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHqeOumnIhQ/, https://www.instagram.com/p/CHqj4iTnT6Z/, https://www.instagram.com/p/CHqguU4Hyjy/