ShowBiz

COVID-19 e ndau nga familja, reagimi i fëmijëve të Suarez kur e shohin është i papërsëritshëm

Futbollisti i klubit spanjoll të Atletico Madrid, Luis Suarez disa javë më parë rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ai u izolua duke u ndarë fizikisht nga bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij për më shumë se dy javë.

Kjo ishte pjesa më e vështirë për futbollistin i cili u detyrua të qëndrojë larg dy djemve, vajzës dhe gruas së tij.

Por një ditë më parë pasi rezultoi plotësisht i shëruar, Suarez ka shkruar në shtëpi për të surprizuar fëmijët të cilët pasi e shohin pas kaq ditësh vrapojnë për ta përqafuar të lumtur.

“Nuk kam fjalë, janë gjithçka në jetën time, ju dua”, shkruan ai krahas videos që ka marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga miq e fansa të futbollistit.

Link: https://www.instagram.com/p/CIYI6ESoVcD/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFiXcepHx_o/