Aktualitet

E trishtë, COVID-19 i merr jetën pronarit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliut

Ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare pronari i Fax News, Kasem Hysenbelliu.

Ai u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi ku ndodhej i shtruar prej disa javësh si pasojë e komplikacioneve të shfaqura nga COVID-19.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë edhe nipi i tij Fatmir Hysenbelliu përmes një fotoje të tij në instagram krahas së cilës shkruan: “ Jam zemërthyer për këtë lajm. Gjithmonë do të të kujtoj për buzëqeshjen tënde, u prehsh në paqe xhaxha”

Kasem Hysenbelliu themeloi dhe administroi televizionin “Fax News” që nga tetori i 2017, ndërsa për vite me rradhë drejtoi disa grupe të rëndësishme mediatike në vend si gazeta Panorama, televizionin News 24, Ballkanweb dhe Gazeta Shqiptare.

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIaHvbMD941/