ShowBiz

Kur Ledri e tepron me shakatë…, ja si reagon Sara

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë padyshim një prej çifteve më të dashura për publikun.

Ata i kemi parë herë pas here duke i punuar rrengje njëri tjetrit dhe i fundit ishte ai i Sarës që u hoq sikur i plasën ujërat dhe ishte gati për të lindur.

Kur Ledri e kuptoi që e gjitha ishte një lojë u betua se do t’ja kthente shumë shpejt, por deri tani ende nuk e kemi parë në aksion.

Ndërkohë së fundmi ai ka treguar me anë të një memeje se si reagon Sara ku shakatë e tij e kalojnë pak kufirin.

Në foton e shpërndarë në instagram shihet një çift ku djali po përpiqet të marr me të mira vajzën, por ajo po largohet duke i thënë: “Largohu nga unë”.

Ai ka bërë tag Sarën në këtë foto duke treguar kështu se edhe ajo reagon në këtë mënyrë kur Ledri e tepron me shakatë e tij.

Link: https://www.instagram.com/ledrivula/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCdbYpnHr4A/