Marina Vjollca prej kohësh tashmë drejton çdo të shtunë “Klanifornia”, një spektakël humori ku çdo javë vjen ndryshe dhe gjithmonë në formë perfekte.
Por këtë të shtunë ajo do të vijë shumë më ndryshe se zakonisht duke u shfaqur me një look totalisht të ndryshuar.
Marinën jemi mësuar ta shohim gjithmonë bionde, por këtë të shtunë në ekran do të shfaqet një Marinë brune me flokët e shkurtëra deri tek supet dhe me onde.
Ajo në fakt i është përshtatur rolit që do të luajë gjatë spektaklit, por gjithsesi i ka pyetur fansat nëse do të ishte më mirë ta ndryshonte ngjyrën e flokëve.
Por duket se të gjithë tashmë janë mësuar me Marinën bionde dhe askush nuk ka qenë dakord që ajo të bëhet brune, pasi tashmë ajo identifikohet me këtë ngjyrë flokësh që mesa duket i qëndron më mirë sesa ngjyra e errët.
Link: https://www.instagram.com/p/CIY_YHVjDJz/, https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGdFAu1jJN-/