Sara Hoxha, partnerja e këngëtarit Ledri Vula do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.
Ajo dhe këngëtari janë në pritje të një vajze e cila do të vijë në jetë shumë shpejt.
Por duket se kjo pritje paska lodhur më shumë ndjekësit e saj sesa vetë Sarën.
Ajo ka reaguar lidhur me komentet shpesh herë ofenduese që i vijnë lidhur me shtatëzaninë përmes një statusi në rrjetet sociale.
“O njërëz të dashur dhe të mirë, e kuptoj që jeni në ankth për lindjen time më shumë se unë, por s’kemi çtë bëjmë do presim dhe pak. Por një gjë nuk e kuptoj ju që thoni, na lodhe, na lodhe, pse po lodheni më shumë se unë. Apo më doni kaaaq shumë, saqë doni të merrni nga lodhja ime. Unë e di që për të pjellë, pjell vetëm lopa, kështu që shumë falemindërit për dashurinë”, shkruan ajo në instagram.
Një reagim të tillë ka bërë edhe Elita Rudi pak javë më parë, duke reaguar e acaruar lidhur me komentet aspak të pazakonta lidhur me gratë shtatëzana.
Link: https://www.instagram.com/sarahoxha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEgmSk9nsqX/