Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë zbukuruar ambjentet e shtëpisë së tyre, duke i bërë gati për festat e fundvitit.
Ka qenë vetë Ami që ka treguar me anë të disa videove sesa bukur e ka tranformuar ambjentin e shtëpisë ku gjithçka vjen era festë dhe duket kaq bukur.
Në videon e parë ajo ka treguar se si i ka dekoruar anësoret e shkallëve me dritat dhe dekorimet festive dhe ku të krijohet përshtypja se po hyn në shtëpinë e babagjyshit.
“Nuk ngopem duke e parë”, thotë Ami krahas videos dhe në fakt ka të drejtë sepse gjithçka duket shumë bukur.
Më pas me një tjetër video ajo na ka treguar edhe bredhin gjigand që ka vendosur në shtëpi dhe që kombinohet kaq bukur me gjithë zbukurimet e tjera festive përreth shtëpisë.
Link: https://www.instagram.com/amardatoska/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CE9phZ_JDno/