ShowBiz

Familja apo i dashuri, Fifi bën një zgjedhje kaq të zgjuar…

Këngëtarja Fifi është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj të dashurisë.

Ajo zbuloi gjatë emisionit “Shiko kush luan”, se djalin që ka qejf e thërret Stracciatella dhe se tatuazhi në krah me këtë mbishkrim i dedikohet pikërisht këtij djali.

Këngëtarja ka vendosur së fundmi që t’ju dedikohet fansave duke ju përgjigjur pyetjeve të tyre.

Dikush e ka pyetur Fifin nëse pika e saj e dobët është familja apo Stracciatella dhe ajo është përgjigjur se Stracciatella nesër mund të jetë familja e saj, kështu që pika më e dobët është familja.

Dikush tjetër e ka pyetur këngëtaren a do ta fshinte tatuazhin nëse në të ardhmen nuk do të jetë më me djalin në fjalë.

Ajo është përgjigjur që jo pasi ai është pjesë e historisë së saj dhe madje do krenohej me të.

Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH8pVOnHOun/