ShowBiz

Afërdita dhe Jakub e kanë gjetur emrin e djalit, por presin ende sugjerime

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali.

Ata kanë ndarë me ndjeksit në instagram hapat e shtatëzanisë, por ende nuk e kanë zbuluar emrin që kanë vendosur për të birin.

Megjithatë modelja ka treguar sot përmes një videoje se ata e kanë gjetur një emër djali që e pëlqejnë të dy, por do të donin edhe sugjerime emrash të shkurtër për djem nga fansat dhe ndjekësit e tyre, për të parë kështu kreativitetin e gjithësecilit.

Por pavarësisht se ata e kanë tashmë një emër, ende nuk kanë vendosur ta bëjnë publik.

Më herët Afërdita ka treguar se shumë shpejt do të fillojë të bëjë gati edhe dhomën e vogëlushit dhe do ta tregojë për të gjithë me një video në instagram.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIEyFlopbNI/