ShowBiz

“Desh e hëngri të gjallë…”, shpërthejnë xhelozitë mes vajzave për Saimirin

“Love Story” është aktualisht në puntatën e katërt dhe vajzat kanë filluar të dalin më shpesh me kandidatin dhe gjithashtu të shprehin opinionin e tyre për mbresat që ju kanë lënë takimet.

Në “Daily love Story”, ku vajzat tregojnë më shumë rreth emocioneve që përjetojnë gjatë takimeve me Saimirin dhe mendimin që kanë për vajzat e tjera duket se tashmë kanë filluar te ndihen xhelozitë e parë.

Ariana, Einxhell dhe Suela janë bërë mike të mira me njëra tjetrën dhe në momentin që gazetarja Xhesi Muça e pyet Arianën përse është e mërzitur, ajo duke qeshur i drejtohet Suelës duke thënë se desh e hëngri të gjallë të shkretin.

Më pas thotë se në fakt nuk u bë xheloze, por u emocionua jashtë mase sepse ishte diçka që e ka ndjerë.

Deri tani janë eleminuar 6 vajza dhe kanë mbetur 12 të tjera të cilat do të kandidojnë për të fituar zemrën e 33 vjeçarit që është në kërkim të dashurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=Nj2m61daikc&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Nj2m61daikc&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIgro85HRKo/