Mashtrimet në rrjetet sociale dhe sidomos në emër të personazheve të njohur janë kthyer së fundmi në modë.
Pre e tyre ka rënë edhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea në emër të të cilit janë hapur faqe në facebook apo instagram duke ofruar çmime të ndryshme për qytetarët.
Në këto kushte moderatori është detyruar që në faqen e tij zyrtare në instagram të bëjë një sqarim teksa poston foton e një prej këtyre faqeve.
“Një I çmendur hedh një gur në lumë dhe mua më duhet të reagoj. Por meqë ma kërkuan familjarët e mi po e bëj. E vetmja faqe e imja në instagram është kjo këtu dhe në facebook është ajo e cila është verifikuar. Se çfarë bëjnë të tjerët nuk është problem i imi. Sidoqoftë tani me këtë çështje po merren organet kompetente”, shkruan ai në njërën prej statuseve të tij në instagram.
Më pas në tjetër status ai ju kërkon njerëzve që të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos japin asnjë të dhënë personale për llogari të ndryshme në Facebook dhe instagram që kanë emrin e tij.
Link: https://www.instagram.com/arditgjebrea/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH3Kj2lBq83/