ShowBiz

Ana sqaron fotot me Arionin, reagimi i Fationit i befason të gjithë

Ana ka sqaruar me anë të një lidhjeje live në emisionin “Përputhen” fotot e publikuara disa ditë më parë nga Arjoni, ku ajo shfaqet duke fjetur në shtrat, në shtëpinë e tij.

Ajo ka treguar se mes saj dhe Arjonit nuk ka ndodhur asnjë gjë dhe se ato foto janë bërë pa dijeninë e saj.

Menjëherë pas kësaj deklarate kanë reaguar të gjithë si vajzat edhe djemtë që i kanë dalë në mbrojtje dhe e kanë mbështetur Anën.

Një reagim të fortë ka patur edhe nga ana e Fatjonit i cili i ka bërë thirrje Anës të rikthehet pasi vendi i saj është në atë karrige aty dhe nëse ajo nuk vjen do t ëiki edhe ai.

Fationi i është drejtuar Anës duke i thënë që nëse nuk vjen, atëherë tregon se ai ka të drejtë dhe se ai që duhet të largohet është ai ordineri.

Ai i është drejtuar gjithashtu nënës së Arjonit duke i thënë që ti japë ca shpulla  të birit sepse i meriton për mënyrën se si është sjellë.

Link: https://www.instagram.com/_callmebeba_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHI9N-zng3y/,https://www.instagram.com/p/CIGvTQ_ncVC/