ShowBiz

Darkat në shtëpinë e Besnikut dhe Jonidës, aktorja poston videon më të ëmbël pranë të shoqit

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një prej çifteve më tërheqës të showbizit.

Ata janë bërë së fundmi prindër të një vajze dhe shpesh herë i shohim teksa postojnë foto dhe video të ndryshme duke ndarë momente të bukura familjare.

Këtë herë Jonida ka treguar se si është mbrëmja e saj nën shoqërinë e Besnikut ndërsa ndan me ndjekësit momentet më të bukura së bashku.

Ajo shihet teksa ledhaton kokën e Besnikut mbi prehërin e saj, ndërsa në sfond dëgjohet një këngë dashurie.

“Dashuria ime”, thotë Jonida krahas videos ku shfaqet në momente romantike me të shoqin.

Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDqplFOMbPZ/