Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë bërë prindër për herë të parë.
Burime pranë çiftit kanë thënë për revistën Express se Sara e ka sjellë në jetë sot vogëlushen.
Vetë ata nuk kanë bërë ende asnjë postim në rrjetet sociale dhe ende nuk e dimë se çfarë emri kanë vendosur për vogëlushen.
Ledri dhe Sara janë zhvendosur së fundmi në Gjermani ku kishin vendosur të sillnin në jetë vogëlushen.
Pak kohë më parë, Sara i punoi Ledrit një reng, duke u hequr sikur i kishin plasur ujërat, një video që bëri xhiron e rrjetit sidomos pas reagimin krejt unik të Ledrit në ato momente.
Link: https://www.instagram.com/p/CHQz8bqnlBr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEXSSoxnusi/