ShowBiz

“Si e ndjeve kur u zbulua që nuk ishte Tea..”, Shqipja përgjigjet me të tjera prova…

Ish kandidatja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj shkaktoi jo pak rrëmujë teksa shpërndau në instagram një foto të vjetër të Andit me një vajzë që e puthte në faqe dhe që ngjante kaq shume me Tean.

Produksioni I “Përputhen” dhe vetë dy protagonistët e kanë shpjeguar me disa fakte se në foto nuk është Tea, por ish e dashura e Andit kur ai jetonte në Gjermani.

Megjithatë Shqipja vijon të jetë e bindur se ajo vajzë është Tea dhe se “Përputhen”, nuk dha asnjë prove bindëse për të vërtetuar të kundërtën.

Shqipja ka vendosur t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave në instagam dhe një prej tyre lidhet me Tean.

Dikush e pyet Shqipen se si ndihet tani që u zbulua se vajza në foto nuk ishte Tea.

“Ajo është Tea, nuk është dhënë asnjë provë që të vërtetojë të kundërtën.. provat do ti jap unë”, shkruan ajo në përgjigje të pyetjes që i drejtohet duke treguar kështu se vazhdon të jetë e bindur në atë që ka thënë dhe se do ti qëndrojë deri në fund.

Link: https://www.instagram.com/shqipehyssenaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH5VQCJF8XiTGqg7tjQ5irUMGqesGyFhqe8dPk0/