ShowBiz
Jam vula

Baba për herë të parë, Ledri ndan momentin më të bukur pranë Sarës

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë bërë prindër të një vajze gjatë ditës së djeshme.

Pritjes i erdhi fundi dhe ata të dy tashmë kanë në duar vogëlushen e tyre.

Ledri ka postuar në instagram një foto ku shihet teksa ka kapur dorën e Sarës që ndodhet e shtrirë pak pasi ka sjellë në jetë vogëlushen.

Krahas fotos ai ka shënuar datën 14.12.2020, si datën e lindjes së vajzës, ndërsa shohim me mijëra urime mesazhi nga miq dhe fansa të tij.

Ledri dhe Sara nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me emrin e vogëlushes, ndërsa e ëma e Ledrit ka postuar në instagram tortën për mirë se ardhjen e vogëlushes.

Torta është e bardhë me një vogëlushe sipër, trëndafil rozë dhe fjalën “Baby” në ngjyrë rozë.

ledrii

Link: https://www.instagram.com/p/CIydhmEhxFM/

xheraldina

Link: https://www.instagram.com/xheraldina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-ciSnXhbom/