Pas fotove që postoi Arjoni në instagramin e tij dhe që shkaktuan një rrëmujë të vërtetë në media, Ana është bërë pjesë e studios së “Përputhen”, përmes një lidhjeje Skype.
Ajo ka sqaruar sërish se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Arjonit duke u nisur këtë herë edhe nga deklarata e tij në instagram ku thoshte se ishte I dashuruar me Anën.
E pas sqarimeve në studio, Ana pati gjithashtu edhe një debat me Arjanin duke i thënë se ndihej e sulmuar prej tij dhe se mendonte që ai kishte ndryshuar mendim për të pasi mund të kishte folur me Arjonin.
Në këto kushte debate mes tyre ka degraduar dhe Arjani i drejtohet Anës me fjalët se ajo duket që gënjen dhe që është një femër e pacipë, se sipas tij vetëm një femër e pacipë reagon në këtë mënyrë siç po reagon ajo.
Më pas Bora e pyet Arjanin se ku donte të dilte me këto që tha dhe ai i është përgjigjur se donte të dilte pikërisht këtu ku doli.
Link: https://www.instagram.com/p/CIybbrxlRxI/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIya8OEhSv1/