Shqipe Hysenaj, njëra prej vajzave të “Përputhen”, që u përjashtua gati një muaj më parë nga produksioni ka vijuar të jetë në qendër të vëmendjes me deklaratat e ndryshme që publikon herë pas here.
Ajo nxorri fillimisht një foto të Andit me një vajzë që i ngjante Teas, duke pretenduar se ata të dy njiheshin e madje kanë qenë të lidhur që më perpara se të vinin në program.
Kjo foto u sqaruar nga të dy protagonistët dhe u tha me disa prova se në fakt nuk ajo nuk ishte Tea.
Por Shqipja nuk e ka lënë me kaq, pasi ende vazhdon të flasë për “Përputhen”.
Gjatë një interviste me Olsi Bylykun ajo ka lënë të kuptohet se produksioni e ka kërkuar përsëri pasi është larguar, por ajo tha se e gjitha ishte një lojë e këndshme, por ajo nuk i pëlqen lojërat, duke theksuar edhe njëherë se ajo është një person i vërtetë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=-2QGfxkwzSU&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH5VQCJF8XiTGqg7tjQ5irUMGqesGyFhqe8dPk0/