ShowBiz

Tolga feston ditëlindjen dhe Almeda nuk mund ti bënte dedikim më të bukur

Aktori i njohur turk Tolgahan Saysman dhe modelja shqiptare Almeda Abazi prej më shumë se dy vitesh janë të martuar dhe tashmë në pritje të fëmijës së dytë.

Aktori do të bëhet shumë shpejt babai i një vajze dhe kjo ishte padyshim dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindje nga bashkëshortja e tij.

Ndërkohë përveç kësaj dhurate kaq speciale, Almeda është kujdesur që ti dedikojë bashkëshortit edhe fjalët më të bukura për ditëlindje shoqëruar me një foto të vjetër nga koha kur ende nuk ishin martuar.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Jemi kaq të lumtur që të kemi në jetën tonë. Babai më i mirë i mundshëm. Të duam gjithmonë”, shkruan ajo krahas fotos.

Aktori dhe modelja shqiptare u martuan gati katër vite më parë në një ceremoni shumë të këndshme në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Link: https://www.instagram.com/almeda92/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAkUxhDlA0p/