ShowBiz

Arbana rrëfen të “këqijat” e Eduardit, shikoni çka bërë këtë herë

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj janë së bashku tashmë prej vitesh dhe së fundmi u bënë gjithashtu prindër të një djali.

Moderatorja dhe rregjisori kanë lindur të dy në të njëjtën ditë dhe i përkasin të njëjtës shenjë horoskopi dhe mesa duket kanë të njëjtën mendje.

Ajo ka postuar në instagram një foto se të dy kanë patur idenë e njëjtë për të blerë një lule krishtlindjesh dhe tashmë kanë dy të tilla në shtëpie e madje të dyja janë njësoj në të njëjtën madhësi.

“Të keqijat e të paturit një binjak si partner. Secili kishte blerë nga një lule krishtlindjesh e tani kemi dy”, shkruan Arbana krahas fotos së luleve, ndërsa e shoqëron komentin me disa emoji që qeshin me lot.

Kujtojmë se ata të dy u bënë prindër të një djali në tetor të këtij viti dhe vendosën që vogëlushin ta quajnë me emrin e veçantë Diell.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/