ShowBiz

Kafet e fejesës me Amin, Ermali rrëfen se si i ati desh i bëri gjëmën…

Ermal Mamaqi ishte i ftuar këtë të dielë në rubrikën “N’fermë”, ku teksa bënte punët e fshatit ka rrëfyer gjithashtu edhe disa detaje mjaft interesante nga dita e tij e fejesës me Amin .

Ermali tregon një histori të pazakontë që ndodhi ditën kur do të shkonin të kërkonin dorën e Amit.

Aktori tregon se i ati i tij është shumë humorist dhe duke e ditur këtë ai e porositi që të mos bënte shumë humor.

Por duket se ai nuk ja vuri shumë veshin dhe në momentin që Ami po bëhej gati të hapte shampanjën, i ati i Ermalit tha direkt “Ndal mos e hap atë shampanjë”.

E ndërsa të gjithë u tmerruan dhe filluan ta pyesnin përse, ai me qetësi tha se nuk po shihte gjëkundi gotat.

Ermali më pas tregon se pas kësaj deklarate të të atit më në fund u qetësua dhe morri frymë lirisht duke thënë me vete që më në fund fejesa do të bëhet.

Kujtojmë se Ami dhe Ermali kanë mbi 10 vite martesë dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=gxK97lIe1sc&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHSbqCMpT1E/