ShowBiz

Me Emin pranë pemës, Jonida ndan fotot më të bukura festive me të voglën e saj

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër të një vajze gati 6 muaj më parë.

Ata të dy postojnë herë pas here foto me vogëlushen, portretin e së cilës e zbuluan që kur vogëlushja bëri tre muaj.

Së fundmi Jonida ka ndarë me miqtë dhe fansat e saj, atmosferën festive në shtëpi teksa pozon bashkë me vogëlushen pranë pemës.

Ajo e ka veshur Emin me një palë rroba trup të bardha, teksa buzëqesh e lumtur me të në duar.

Të dyja duken kaq të këndshme pranë pemës, aq sa të krijojnë përshtypjen e një kartoline festive kaq të bukur.

“Nuk ka për mua vit më të bukur se ky, se festoj me ty e vogla ime. E ke bërë jetën time të bukur si në përralla”, shkruan ajo krahas fotove me vogëlushen.

Link: https://www.instagram.com/p/CJB6uUGMUPa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFXixBUshL2/