ShowBiz

Shqipja godet sërish…, me rregjistrime, biseda dhe prova të reja kundër “Përputhen”

Shqipe Hysenaj ish kandidatja e “Përputhen” ka trazuar jo pak ujërat pas daljes së saj nga spektakli.

Ajo ka treguar vazhdimisht se personazhet aty janë të gjithë fake dhe se shumë prej tyre janë të lidhur, apo edhe njihen më herët me njëri tjetrin.

Ajo postoi një foto të vjetër të Andit me një vajzë që i ngjante Teas dhe vazhdon ende të këmbngulë se ajo vajzë është Tea.

Gjatë një interviste për “Prive”, Shqipja deklaron gjithashtu se nga kjo javë do të publikojë të tjera fakte, biseda dhe rregjistrime që vërtetojnë fjalët e saj se gjithçka në këtë program është fake.

Më pas ajo ka treguar se me Andin e ka vazhduar njohjen edhe jashtë, pasi ka dalë nga “Përputhen”, e njëjta gjë edhe me Mevlanin, por më pas theksoi se me Andin as nuk flet dhe as nuk takohet më.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=cDuU5lYplzE&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH5VQCJF8XiTGqg7tjQ5irUMGqesGyFhqe8dPk0/