Aktualitet

E fundit/ Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19,13 persona ndërrojnë jetë

389 raste të reja me COVID-19  janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu një ulje të numrit të rasteve ditore për të disatën ditë rradhazi.

Vatra më e nxehtë e virusit vijon të jetë Tirana ku janë shënuar 177 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë nga 11 në Lushnje e Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat e Gjirokastër e  kështu me rradhë thuajse në çdo qytet.

Ndërkohë fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 13 persona, ndërsa 497 qytetarë janë shëruar duke e çuar  në 29249 numrin total të të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.

Ndërkaq në të katërta spitalet në vend po trajtohen 344 pacientë, 19 prej të cilëve në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Link dhe Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/