Albana Dudushi feston sot ditëlindjen dhe një urim krejt unik ka ardhur nga partnerja e tij moderatorja Bieta Sulo.
Përveçse e ka uruar atë për ditëlindje, Bieta ka vendosur që ti përgjigjet gjithashtu pyetjes që i është bërë shpesh së fundmit.
“Kaq të lumtur jeni ju gjithmonë..?”, duke zbuluar detaje nga raporti i tyre nga momentet e lumtura e deri tek zënkat e ndoshta edhe deri tek ato ndarjet përgjithmonë.
“Gëzuar ditëlindjen Alban Dudushi. Kështu të qeshur qofshim sa më shpesh se dihet që jeta ka nga të gjithë e ketu dua të jap përgjigjen e pyetjes që ma bënë shumë vetë. Kaq të lumtur jeni ju gjithmonë? Sigurisht me ulje ngritje si çdo marëdhënie, madje njëri tjetrit i dedikojmë disa nga thinjat e rrudhat që kemi sot..Albani është më tolerant dhe më i pjekur në disa situata. Gjithsesi në fund të ditës, jemi të dy me brirë. Ai është Bricjap, unë Dash, i përplasim brirët shpesh dhe na janë lëmuar cepat e në kët ëkuptim jemi zbutur goxha. Kemi qenë natyra shpërthyese, gjaknxehtë, me sherre, ndarje përgjithmonë, por u lëmuan brirët dhe nuk e vrasim më aq shumë njëri-tjetrin. Edhe Kroi është Dem, familje brirësh me pak fjalë, përveç Joelle që e kemi qershinë mbi tortë”, shkruan Bieta në mesazhin e urimit që i dedikon Albanit dhe që ka vijuar me shumë komente urimi nga miq dhe fansa të çiftit.
Link: https://www.instagram.com/p/CJGD081Hy1l/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJEiNd0nIA2/