ShowBiz

Pasi nxorri rregjistrimin e parë, Shqipja merr vendimin e papritur lidhur me “Përputhen”

Ish kandidatja e “Përputhen”, Shqipe Hyseni e përjashtuar nga spektakli për deklaratat e saj homophobe që prej momentit që ka dalë e deri më sot nuk është ndalur me akuza dhe fakte lidhur me vërtetësinë e programit dhe personazheve në të.

Ajo nxorri fillimisht një foto të vjetër të Andit me një vajzë që i ngjante Teas dhe pavarësisht se produksioni dhe vetë protagonistët deklaruan të kundërt, ajo vazhdon të thotë se ëshë e bindur që vajza në foto është Tea.

Veç kësaj Shqipja publikoi sot një bisedë të Olsës me një ish kandidat të cilit autorja e programit i thoshte se çdo gjë aty është shoë.

Shqipja e konsideroi këtë si pjesën e parë të gjithë materialeve dhe rregjistrimeve që kishte në dorë dhe që do publikonte, por duket se krejt papritur ka vendosur të mose merret më me “Përputhen”.

Pas publikimit të rregjistrimit në fjalë ajo ka postuar një status ndërsa shkruan: “Çdo gjë që ju premtova e nxorra, thashë që të gjithë janë fake dhe dy fytyrsha dhe këtë e tregova me fakte dhe jo me fjalë. Askush nuk mund ta mbulojë të vërtetën me gënjeshtra pa pasur prova. Kam shumë gjëra të tjera për të nxjerrë por këtë kapitull e mbyll këtë”, shkruan ajo në postimin e saj, por nuk shpjegon se përse e ka marrë këtë vendim.

Link: https://www.instagram.com/shqipehyssenaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH5VQCJF8XiTGqg7tjQ5irUMGqesGyFhqe8dPk0/