503 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar tashmë prej disa ditësh një ulje të rasteve ditore.
Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se ulje ka pësuar edhe numri i vdekjeve ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 persona.
Vatra më e nxehtë vijon të jetë Tirana ku janë rregjistruar 169 raste të reja brenda 24 orëve, për të vijuar më pas me Shkodrën, Vlorën, Durrësin e Sarandën, Fierin dhe Lezhën të cilat renditen pas Tiranës me një numër të lartë të infektuarish.
Në 24 orët e fundit, ministria njofton se janë shëruar 550 persona duke e çuar në 29799 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.
Ndërkaq në të katërta spitalet në vend po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Link: https://shendetesia.gov.al/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/