ShowBiz

Kur Zëri bëhet nervoz, fytyra e tij e denjë për memet më argëtuese

Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë bërë prindër të një djali gati dy vite më parë.

Vogëlushi Zëri tashmë është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë, të cilin e shohim shpesh në postimet e mamit dhe babit në rrjetet sociale.

Moderatorja ka vendosur së fundmi  t’ju tregojë fansave përmes fotove disa nga momentet më të veçanta të jetës së saj e ndër shumë të tjera ajo ka postuar edhe një foto të Zërit kur bëhet nervoz.

Vogëlushi e ka shtrëmbëruar fytyrën në një mënyrë të tillë që është e denjë për meme nga më argëtueset.

Zërin e kemi parë gjithmonë duke qeshur dhe mënyra se si e ka bërë fytyrën në këtë foto është kaq e veçantë dhe me siguri që do t’ju bëjë të qeshni me lot.

Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIyLtL4B8Yj/