ShowBiz

Kartolina më e bukur festive nga shtëpia e Bleros, ja urimi unik i Afronës

Blero dhe Afrona janë një prej çifteve më të këndshme të showbizit.

Ata të dy u martuan një vit e gjysmë më parë dhe shpesh herë i shohim aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë momente të ndryshme nga jeta e tyre private.

Këtë herë ata të dy kanë ndarë një urim shumë të këndshëm, ndërsa pozojnë së bashku pranë pemës së festave.

Tara dhe Blero janë veshur të dy njësoj me ngjyra festive, ndërsa Afrona ka veshur një bluzë në ngjyrë të bardhë, ndërsa të tre bashkë postojnë duke buzëqeshur.

“Ky vit ka qenë për të gjithë ne me plot sfida. Ndonjëherë ndodhin situata të tilla në jetë të pa shpjeguara, që na bëjnë të reflektojmë dhe të dalim në përfundim se ajo që duhet vlerësuar është dashuria, gëzimi mbi të gjitha shëndeti. Ju urojmë nga zemra festa të bukura dhe një vit sa më të mbarë. Shëndet të keni ju dhe familjet tuaja. Le të vij një vit që ta lej pas vitin 2020 që sprovoji shumë familje. Gëzuar miq”, shkruan Afrona krahas fotos ku pozojnë bashkë pranë pemës.

Link: https://www.instagram.com/p/CJMKAr1pMbM/https://www.instagram.com/p/CJMJocbpER7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHPyF6IHHvl/