ShowBiz

Nënë për herë të dytë, modelja shqiptare zbulon emrin e të birit

Pritjes i erdhi fundit, modelja shqiptare nënë për herë të dytë

Modelja e njohur Greis Petroviç është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë në datë 2 dhjetor, por lajmin e bukur e ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ditën e Krishtlindjeve.

Greis ka postuar një foto shumë të këndshme të dorës së saj dhe të partnerit që mbajnë dorën e vogëlushit ndërsa krahas fotos zbulon emrin e djalit.

“Dhurata jonë e Krishtlindjeve, mirë se erdhi, vogëlushi ynë Andrea. Krishtlindje të bardha dhe plot shëndet për të gjithë ju”, shkruan ajo krahas fotos ku shohim pafund urime nga miq dhe fansa të saj.

Link: https://www.instagram.com/p/CJNqwaTjKiS/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/8r1hxU8OfXA