Adelina Tahiri prej disa vitesh është martuar me një avokat të njohur maqedonas me të cilin ka edhe një djalë.
Vogëlushi Jon tashmë është gati dy vjeç dhe ka sjellë shumë gëzim në familjen e tyre.
Këngëtarja ndërkaq në një intervistë për “Prive” ka thënë se në të ardhmen ka në plan ta zgjerojë familjen me fëmijë të tjerë.
Ajo shtoi se bashkëshorti i saj e meriton që të ketë shumë fëmijë, pasi është një baba shumë i mirë dhe shumë i përgjegjshëm.
Adelina tha se vetë është rritur në një familje me katër fëmijë dhe do të donte patjetër edhe një fëmijë tjetër, por ndoshta edhe më shumë.
Link: https://www.instagram.com/p/CI3sd8Al5I7/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDUoweSlhz3/