Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në tetor të këtij viti u bënë prindër të një djali.
Ata vendosën ta quajnë vogëlushin Diell ndërsa lajmin për ardhjen në jetë të tij e dha fillimisht rregjisori me një foto ku mbante në duar vogëlushin.
Ndërkaq i ftuar në emisionin e mëngjesit në “Top Channel”, ai ka folur për Diellin i cili është një djalë i mbarë që natën nuk qan, por fle gjumë, ndërsa ditën pastaj këndon dhe kërcen thotë ai me humor.
Edi thotë se djali i ngjan atij, ndërsa duke qeshur thotë se dita duket që në mëngjes, duke përforcuar kështu idenë që Dielli është kopje e tij duke pasur parasysh faktin që është i qetë gjatë natës dhe vetëm fle gjumë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=t6mLotDWqp8&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGhSwV9nAFL/