Aktorja Olta Gixhari prej kohësh tashmë jeton në Spanjë së bashku me partnerin dhe djalin e saj.
Ajo u bënë nënë e një djali në fund të muajit gusht dhe që prej atij momenti në instagramin e saj nuk kanë munguar fotot me Amar edhe pse është kujdesur që të mos ja zbulojë portretin.
Ndërkaq ajo ka zbuluar përmes sfidës “Më trego një foto të..”, foton e fundit me burrin në datën 25 dhjetor ndërsa janë ulur në tavolinë për drekën e Krishtlindjeve.
Oltës i kanë kërkuar gjithashtu edhe një foto kur ka qenë e dehur dhe ajo tregon një foto ku shfaqet duke u puthur me partnerin të cilit këtë herë nuk ja ka mbuluar fytyrën.
Ndërsa më pas ka treguar edhe bisedën e fundit me të në Ëhat’s up ku kanë folur për gjërat që duhen në shtëpi.
Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CId3LcAnPgB/