ShowBiz

Me barkun e rrumbullakosur nga plazhi, ja si po e kalon Afërdita këtë fundvit

Modelja Afërdita Dreshaj ka vendosur që ta kalojë këtë fundvit në Karaibe pranë plazhit.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram disa foto e video ku shihet bashkë me të shoqin buzë detit, duke shijuar rrezet e diellit.

Afërdita ka postuar disa fot e video ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur në muajin e shtatë të shtatëzanisë dhe tashmë po që duket barku.

Në një prej videove, bashkëshorti i saj është duke i ledhatuar barkun, ndërsa duken kaq të këndshëm së bashku.

Ata të dy do të bëhen prindër të një djali i cili pritet të vijë në jetë në shkurt të vitit që vjen.

Afërdita dhe Jakub kanë zbuluar disa detaje nga shtatëzania, por ende nuk e kanë treguar emrin e vogëlushit edhe pse kanë thënë që tashmë e kanë një ide për emrin e vogëlushit.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIEyFlopbNI/