ShowBiz

Orinda i uron ditëlindjen me videon unike, përgjigjia e Xhemit do t’ju shkrijë gazit

Xhemi Shehu feston sot 38 vjetorin e lindjes dhe e para që e ka uruar publikisht me një super video është mikesha e saj Orinda Huta.

Ajo ka postuar në instagramin e saj një video me momentet më të bukura së bashku me Xhemit gjatë verës shoqëruar gjithashtu me një urim shumë special.

“Ajo që është plot dritë edhe kur bëhet me nerva, ka ditëlindjen sot! Gëzuar ditëlindjen dashuri! Të kam vënë këtë këngën që mos hapësh më shazamin sa herë luhet”, shkruan Orinda krahas videos me momentet më të bukura së bashku, ndërsa Xhemi i kthen përgjigje duke shkruar: “Kjo po që ishte surprië. Ta dija se për çfarë më paske xhiruar gjithë këto kohë, do të isha sjellë pak më mirë. Të dua edhe unë shpirti. Këngën prapë doe e kërkoj sepse nuk ja fiksoj titullin në botë(mosha)”, shkruan ajo krahas videos.

Xhemi ka postuar gjithashtu në instagramin e saj disa prej urimeve si dhe një tufë me trëndafila të bardhë të cilat duket se i ka dhuratë nga Joni, pasi në foton e shpërndarë në instagram shkruan: “Joni im i ëmbël”

Link:: https://www.instagram.com/p/CJmdImXjMkY/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH0JKUIHfou/