Kejsi dhe Stresi janë bërë disa herë kryefjala e mediave gjatë vitit që lamë pas.
Me një histori midis ndarjesh dhe bashkimesh, ata të dy kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.
Aktualisht ata të dy duket se po kalojnë një periudhë të mirë me njëri tjetrin dhe pavarësisht distancës vazhdojnë të jenë bashkë.
Kejsi ka vendosur që t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave lidhur me detaje të ndryshme nga jeta e saj, si dhe lidhja me Stresin.
Ajo është pyetur fillimisht sa e vështirë është një lidhje në distancë dhe ajo është përgjigjur se një lidhje në distancë është e vështirë, pasi ka shumë keqkuptime, por nëse është një dashuri e vërtetë, sipas saj nuk ka rëndësi ku është personi tjetër.
Kejsi është pyetur gjithashtu se çfarë marrëdhënie ka me të atin e Stresit dhe ajo është përgjigjur: “Është një ndër njerëzit e mi të preferuar në këtë botë. E dua shumë dhe e konsideroj si familje. Është njeri i zgjuar, flet pak dhe saktë, por çdo fjalë e tij peshon shumë tek unë”, shkruan ajo në përgjigje të pyetjes së bërë nga fansat.
Link: https://www.instagram.com/bkc___/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJWjk1XgIHX/