660 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu një rritje të rasteve krahasuar me ditët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë, njofton gjithashtu se fatkqësisht kanë ndërruar jetë 11 persona, ndërkohë është rritur edhe numri i testimeve krahasuar me disa ditë më parë.
Konkretisht janë kryer 3424 testime në të gjithë vendin dhe vatra më e nxehtë vijon të jetë Tirana me 241 raste të reja ditore.
Aktualisht në të katërta spitalet në vend po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 555 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 35.551 që prej fillimit të pandemisë.
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/