ShowBiz

Tea pezullohet nga programi, reagimi i Andit befasues, “Normalisht që është gabim…”

Tea Trifoni një prej vajzave të “Përputhen”, nuk ka qenë këtë të hënë në studio dhe që në fillim të emisionit Bora tregoi se çfarë ka ndodhur me të.

Ajo tha se produksioni ka marrë vendim për ta pezulluar për shkak të vonesave të saj të shpeshta gjatë momentit të xhirimeve.

Tea ka pasur raste që është vonuar edhe më shumë se dy orë duke bërë që të gjithë të prisnin atë për të nisur rregjistrimet.

Pasi ka dhënë këtë njoftim ajo i është drejtuar Andit duke i thënë se çfarë mendon për këtë dhe ai e pranoi se Tea është gabim, por preferoi të mos komentojë më shumë, duke mos dashur ti dalë kundra dhe se nuk është ai personi që duhet të japë një mendim për të, por është më mirë që të pyetej dikush tjetër.

Nuk e dimë përsa kohë është pezulluar Tea, por vonesat e saj janë quajtur papërgjegjshmëri thuajse nga të gjithë.

Link: https://www.instagram.com/p/CJoZxBuB7-L/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIqyWRZBuCN/