Aktualitet

E rëndë, Covid-19 i merr jetën kantautorit të njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 57 vjeçare artisti i mirënjohur shqiptar Kujtim Prodani.

Fatkeqësisht artisti ishte i infektuar me COVID-19 dhe për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore është shtruar në spital ku po trajtohej prej ditësh.

Kantautori i njohur e dha vetë lajmin përmes një postimi në facebook në fund të vitit që shkoi teksa pozonte nga spitali me maskën e oksigjenit.

Lajmi për largimin e tij nga jeta ka hidhëruar shumë miq, kolegë e të afërm të tij të cilët kanë shprehur ngushëllimet, ndërsa e konsiderojnë humbjen e tij, një humbje të madhe për artin shqiptar.

Këngëtari Sidrit Bejleri ka shpërndarë në facebook një foto të kantautorit ndërsa shkruan: “Të Zotit jemi tek ai është kthimi. Zoti të pastë në Mëshirën e vet, Kujtim Prodani”.

Link: https://www.facebook.com/Sidrit.H.Bejleri