ShowBiz

Plas xhelozia në “Love Story”, puthjet e Arianës me Saimirin, “tërbojnë” Suelën

Suela dhe Ariana dy prej vajzave që po konkurojnë për dshurinë e Saimirit në “Love Story” kanë lidhur një miqësi me njëra tjetrën.

Ato kanë thënë madje se çfarëdo që të ndodhë me Saimirin do të vazhdojnë të jenë mikesha me njëra tjetrën.

Por duket se takimi i fundit i Arianës me Saimirin ku shkëmbyen puthjë, përkëdhelje dhe momente intime nuk i ka pëlqyer Suelës.

Ajo ka thënë se takimi i Saimirit me Arianën nuk ishte ndonjë takim uau dhe se më shumë i kishte pëlqyer takimi me Valentinën.

Këto komente duket se nuk i kanë pëlqyer Arianës e cila u shpreh e zhgënjyer nga mënyra se si ajo reagoi.

“Në fakt nuk e prisja reagimin e Suelës. Suela ka dalë dy herë me Saimirn dhë unë nuk kam reaguar keq. Ajo nuk reagoi keq, por edhe mirë nuk e erdhi se e pashë në shprehjen e fytyrës”, tha Ariana në një intervistë për “Daily love story”

Link: https://www.youtube.com/watch?v=sCatM3HEyeU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHNLUoSHJIe/https://www.instagram.com/p/CHqeOumnIhQ/,https://www.instagram.com/p/CHqj4iTnT6Z/